Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025
20.11.2024
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur sot një seri konsultimesh me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Në takimin e sotëm, ai do të pres liderët e partive PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK, të cilët do të shprehin mendimin e tyre mbi datën e mundshme të zgjedhjeve. Ditën e enjte, Begaj do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Partisë Liberale për të diskutuar më tej këtë çështje.
Në kuadër të këtyre konsultimeve, është parashikuar që të zhvillohet një takim mes dy partive kryesore politike, PS dhe PD, më 25 nëntor.
Sipas procedurave në fuqi, Presidenti, pas konsultimit me partitë politike, propozon dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.