Ministrja austriake e Mbrojtjes viziton trupat në Kosovë, 110 ushtarë më pak se vitin e kaluar
Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë, Klaudia Tanner, do të vizitojë kontingjentin austriak të KFOR-it në Kosovë gjatë ditës të hënë dhe të martë.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta, ndërsa Austria po bën disa rregullime në pjesëmarrjen e saj në misionin e KFOR-it.
KFOR-i, një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, është present në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Aktualisht, kontingjenti austriak në Kosovë përbëhet nga 165 ushtarë, një numër më i ulët krahasuar me vitin e kaluar kur ishin 275.
Ky reduktim nuk është rastësor. Ushtria Federale Austriake do të marrë pjesë në forcat e reagimit të shpejtë të “Grupeve Beteja të BE” në vitin 2025, një angazhim që kërkon një riorganizim të forcave të armatosura. Gjithashtu, Austria do të ketë në dispozicion forcat rezervë operacionale (Batalione Rezervë Operacionale – ORF) për Ballkanin.