LVV
PDK
LDK
AAK

Austri, arrestohet një kosovar dhe një austriak: Kapen në flagrancë ndërsa tentonin të vidhnin një shtëpi

para 9 dite

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bregenz, ku dy hajdutë u kapën në flagrancë ndërsa tentonin të vidhnin një shtëpi.

Austri, arrestohet një kosovar dhe një austriak: Kapen në flagrancë ndërsa tentonin të vidhnin një shtëpi

Mbrëmjen e 28 janarit, pronarët e një shtëpie ishin në kopshtin e tyre kur vunë re dy burra që po ecnin me elektrik dore brenda shtëpisë. Ata vepruan menjëherë duke njoftuar policinë, e cila arriti shpejt në vendngjarje.

Dy autorët, një austriak 52-vjeçar dhe një kosovar 44-vjeçar, u përpoqën të largoheshin, por ranë direkt në duart e policisë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dy biçikleta të vjedhura dhe sende të tjera me vlerë.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se kjo nuk ishte hera e parë që ata kryenin vjedhje. Autoritetet konfirmuan përfshirjen e tyre në dy raste të tjera të ngjashme, ndërsa po hetohet për lidhje të mundshme me krime të tjera.

Dy burrat u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Feldkirch të enjten, ndërsa procesi hetimor vazhdon.

Etiketat

Ofertat e fundit