Ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimet konsullore vetëm me termin të caktuar paraprakisht

para 15 dite

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se të gjitha shërbimet konsullore, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata dhe të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.

Ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimet konsullore vetëm me termin të caktuar paraprakisht

Për të caktuar një termin, qytetarët duhet të përdorin platformën zyrtare elektronike E-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/16.

Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova:

  1. Hyni në platformën eKosova.
  2. Zgjidhni: Shërbimet Konsullore.
  3. Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
  4. Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë.
  5. Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin.

Sipas terminit të caktuar, qytetarët duhet të paraqiten në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, në adresën: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Ambasadën në email: consulate.vienna@rks-gov.net ose në numrin e telefonit: +43 1 504 74 00.

Orari i punës me qytetarë është nga e hëna në të enjte, nga ora 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30.

Ambasada falënderon bashkatdhetarët për mirëkuptimin e tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit