Zyba ka theksuar se Suhareka ka kushte mjaftë të përshtatshme për tu zhvilluar veprimtaria e bletarisë dhe se nga pranvera e deri në vjeshtë ekzistojnë me mijëra bimë mjaltëdhënëse.

Po ashtu, Zyba ka shtuar se në Suharekë shumë njerëz e shfrytëzojnë këtë përparësi për tu marrur me veprimtarinë e bletarisë.

Temë diskutimi gjatë kësaj vizite ishin sfidat që ju paraqitën sektorit të bletarisë këtë vit dhe mbështetje që do të mund të ju ofrojnë si qeverisje e ardhshme lokale.