Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar të enjten rreth orës 20:00, në rrugën “At Mejdani” në Prizren.

“Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime,” thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet policore po ndërmarrin veprimet e nevojshme për gjetjen e vajzës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.