Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale”, tha Kupina.

Ky takim vjen në kuadër të obligimeve kushtetuese të Presidentes për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve demokratike në vend.
“Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, shtoi Kupina, duke theksuar rëndësinë e kësaj faze për përgatitjen e procesit zgjedhor.