Një vrasje nga pakujdesia ka ndodhur mbrëmë në Suharekë.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:54 ka ndodhur një vrasje nga pakujdesia, raporton SuharekaOnline.
Sipas policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në procedrua hetimore.
Lidhur me rastin në fjalë SuharekaOnline do t’iu mbajë të informuar.