Ngjarja ka ndodhur në kohë të papërcaktuar dhe është zbuluar vetëm pasi pronarja, P. C., ka raportuar rastin në polici.

Sipas hetimeve të para, autorët kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme ari dhe bizhuterish, me vlerë të përafërt 50 mijë euro. Në momentin kur ka ndodhur vjedhja, askush nuk ka qenë në shtëpi.

Menjëherë pas raportimit, patrulla policore dhe njësitet hetimore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti tashmë është marrë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të dyshuarve.