Valmir Elezi jep lajmin e shumëpritur: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

para 34 dite

Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Valmir Elezi jep lajmin e shumëpritur: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi deklaron se të shtunën do të mblidhet KQZ-ja, me ç’rast edhe do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë” deklaroi Elezi.

Etiketat

Ofertat e fundit