Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Gjatë ditës së dielë në rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve në trafik tre persona kanë humbur jetë, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuae se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 61 aksidente trafiku, ku prej tyre tre kanë përfunduar me fatalitet, 24 me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka shqiptuar 1.443 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në trafik.