Sot një person është therur me thikë në Suharekë, ku mori plagë të rënda, por njoftohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Në një linjë telefonike zëdhënësi i policisë për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar rastin duke shtuar se personi është jashtë rrezikut për jetë dhe në këtë rast janë të dyshuar dhe të intervistuar 2 persona.

Personi me inicialet A.K (emër i njohur për redaksinë) që është therrur me thikë është i moshës 20 vjeçare. Policia bën të ditur se personi që dyshohet që e ka kryer veprën penale është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes, Policia është në kërkim.

Sipas burimeve të SuharekaOnline 20 vjeçari është nga fshati Vraniq dhe rasti ka ndodhur te SuperViva.