Mërgimtarët, të cilët gjatë vitit qëndrojnë vetëm për periudha të shkurtra në vend, po e konsiderojnë të lartë tarifën e re, pasi pagesa vjetore është rritur ndjeshëm krahasuar me tarifën që aplikohej më parë.
Në veçanti, shqetësimi lidhet me faktin se familjet e mërgimtarëve nuk e shfrytëzojnë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave gjatë gjithë vitit, pasi pjesën më të madhe të kohës jetojnë jashtë Kosovës.
Rritja e tarifës ka nxitur diskutime nëse duhet të ketë një mënyrë më të përshtatshme të tarifimit për mërgimtarët, duke marrë parasysh kohën e qëndrimit të tyre në Kosovë.
Për këtë çështje pritet që Komuna e Suharekës të japë sqarime lidhur me mënyrën e përcaktimit të tarifave të reja dhe nëse parashihet ndonjë kategori apo trajtim i veçantë për familjet e mërgimtarëve.