Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast dhunë në familje.
SuharekaOnline mëson se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ku si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
Sipas informacioneve rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:55, ku edhe është arrestuar i dyshuari.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.