Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Suharekë ka ndodhur një rast dhunë në familje.
Sipas PK-së është bërë e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje me datën 27.03.2020 rreth orës 12:30.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 27.03.2020 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.