Në orët e mbrëmjes një 69 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes që ka marrë nga një veturë derisa po kalonte në zebra afër stacionit të policisë në Suharekë.
Një lexues ka dërguar disa fotografi në medium të cilat për shkak të ndjeshmërisë janë modifikuar.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar togeri Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit.
“Me datën 19.11.2019 rreth ores 18:04 deri te aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi i automjetit ishte duke lëvizur në drejtimin Suhareke- Duhel – rruga Brigada 123 dhe kur ka arritur te kryqëzimi i rrugës “Kadri Kokollari” ,vozitesi automjetit nuk e veren kembesorin i cili ishte duke lëvizur nga ana e majte te vozitesit dhe me pjesën e pare ballore e godet këmbësorin ne vendekalim për këmbësor.

Për shkak lëndimeve , këmbësori me autoambulancë dërgohet ne emergjencën spitalit ne Prizren ku nga ana mjekut kujdestar konstatohen lëndime te renda trupore dhe i njëjti me autoambulance për mjekim te mëtutjeshem dërgohet në QKUK Prishtine. Për kete raste ështe informuar Prokurori kujdestar.

I lënduari është i lindur në vitin 1950, ndërsa me rastin po merren hetimet e trafikut rajonal në Prizren, ka shtuar Osmanollaj.