Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00 në Suharekë.

Nga policia kanë njoftuar se si pasojë e dhunës, viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 14.10.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.