Suharekë: Nesër përfundon afati për paraqitjen e dëmeve të shkaktuara nga erërat
Komuna e Suharekës ka njoftuar qytetarët se nesër, më 4 gusht, përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat.
Foto: Ilustrim
Kërkesat duhet të dorëzohen në Administratën Komunale, së bashku me kërkesën për kompensim dhe fotografitë e dëmeve, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë aplikuar, që ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, pasi 4 gushti është dita e fundit për dorëzimin e kërkesave.
