Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve në Suharekë ka ndodhur një rast i dhunës familjare.
Sipas raportit policor një rast ka ndodhur në Suharekë, ku bashkëshorti ka kanosur bashkëshorten e vet, madje viktima femër K-Shqiptare është dërguar në Spitalin e Prizrenit për kontroll.
Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
Suharekë 22.10.2019 – 09:00. Në stacionin policore është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti sipas bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare, është kanosur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për kontroll. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.