Suharekë, hajnat vjedhin rrethoja metalike të objektit të pompave të ujësjellësit, policia nis hetimet

26.03.2022

Siç njofton policia, ankuesi mashkull kosovar punëtor i kompanisë Hidroregjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1,700 euro. Po ashtu, Policia e Kosovës tutje ka bërë të ditur se rasti është […]

Suharekë, hajnat vjedhin rrethoja metalike të objektit të pompave të ujësjellësit, policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Siç njofton policia, ankuesi mashkull kosovar punëtor i kompanisë Hidroregjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1,700 euro.

Po ashtu, Policia e Kosovës tutje ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Suharekë, 25.03.2022 – 11:15. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor i kompanisë Hidro-regjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1700 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.