Sipas Policisë, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:40 në Suharekë.

Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë, 30.03.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje pikërisht ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.