Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Komunën e Suharekës.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 18:10 në Suharekë, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Suharekë (NN) 17.05.2022-18:10. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë.