Luzhnica është një emër i njohur i shigjetarisë kosovare dhe ka një përvojë të gjatë në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2018, ai kishte garuar si sportist për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, në disiplinën e harkut olimpik.

Gjatë karrierës si sportist, Luzhnica ka marrë pjesë edhe në Kampionate Botërore dhe gara të Kupës së Botës, ndërsa tash po e vazhdon angazhimin në këtë sport në rolin e trajnerit dhe drejtuesit të Federatës së Shigjetarisë së Kosovës.

“Sot fillojmë përgatitjet para garës në Taranto, Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar Luzhnica, duke ndarë emocionet dhe përkushtimin e tij para fillimit të garave.

Si kryetar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Luzhnica ka mandat deri në vitin 2028, ndërsa në Taranto po synon që përvoja e tij t’i ndihmojë ekipit kosovar për një paraqitje sa më të mirë.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” po zhvillohen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator dhe kanë mbledhur sportistë nga vendet e Mesdheut.

SuharekaOnline i uron Atdhe Luzhnicës dhe ekipit të Kosovës shumë sukses në garat e Tarantos dhe një paraqitje sa më dinjitoze në këtë ngjarje të madhe sportive.

Suksese Atdhe! 🇽🇰🏹