Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se në fshatin Sllapuzhan janë arrestuar dy persona për posedim të substancave narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit te njëri prej tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike” thuhet në raport.

Sipas raportit tek i dyshuari është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.49 gram.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.