Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 24 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 56 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 890 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 9 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.
