Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 15 nëntor – 19 nëntor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve (15 nëntor – 19 nëntor) në vendin tonë kanë ndodhur 257 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të hënën (15 nëntor), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 65 aksidente.

Ndërsa, fatmirësisht brenda kësaj periudhe asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, 90 të tjera me të lënduar dhe 167 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
15 Nëntor6502243
16 Nëntor5001733
17 Nëntor4101427
18 Nëntor4602026
19 Nëntor5501738
TOTAL257090167