Në bashkëbisedim me qytetarët e këtyre fshatrave, Shala ka shpalosur pjesë të programit të LDK-së që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.
Shala ka theksuar se LDK do të qeverisë me parimet e duarave të pastra, qeveri e meritokracisë dhe qeveri e barazisë së qytetarëve para ligjit
Ndër projektet kryesore në Savrovë, Ardian Shala ka veçuar si prioritete, këto projekte:
Ndërtimi i rrethojës së varrezave dhe ndërtimi i rrugës deri te varrezat, rregullimi i kanalizimit në lagjën Kokollari dhe Hasanaj, vazhdimi i rrugës “Ushtria Çlirimtare”, dhe segmentet e rrugëve “Livadhet e buta” e “Çerkinaj”, dhe “Mitrush Kuteli” me segmente.
Rregullimi i hapësirave të gjelbëruara te “Lëndina e Halimit” dhe në rrugën “Tre Maji”, ndriçimin publik dhe dy trafo në bashkëpunim me KEDS.
“Premtimet tona janë për qytetarin, forcim të besimit të ndërsjellë me banorët e Savrovës”, ka thënë ai.
Gjatë ditës Shala qëndroi edhe në fshatin Bukosh, ku u zotua se gjatë qeverisjes së tyre do investojnë në infrastrukturën e këtij fshati.
Ndriçimi publik, rregullimi i oborrit të shkollës, pajisja e shkollës me kabinete të kimisë, fizikës dhe biologjisë, ndërtimi i çerdhes në fshat, segmentet e reja te kanalizimit, rregullimi i hapësirës te varrezat e fshatit dhe rregullimi i të gjitha rrugëve të fshatit, janë objektivat e qeverisjes së tyre.
“Premtimet tona do t’i bëjmë vepra, sepse, ne i duam qytetarët tanë, pa hile!”, ka thënë Ardian Shala.