Në fshatin Shirokë, Shala bashkë me kandidatin për Asamble Komunale, Bashkim Ndrecaj shpalosën pjesët e programit të tyre qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Shala ka thënë se Shiroka do të marrë vëmendjen e tyre, për të përmbyllur infrastrukturën, rrugët lokale dhe kanalizimin, ndriçimin, trotuaret, kanali që mbron nga vërshimet, ndërtimi i qendrës kulturore-sportive, projekte që ndikojnë shumë për cilësinë e jetës së qytetarëve.
Po ashtu, lehtësimet nga pushteti lokal për të bërë biznes, klima e favorshme dhe përkrahja e të bërit biznes, dhe krijimin e kushteve për vende të reja të punës.
Ndërsa në Sopijë, bashkë me kandidaten për Asamble Komunale, Shqipe Rama, bashkëbiseduan me banorët e fshatit për të arriturat, sfidat e tyre dhe për mirëqenien.
Infrastruktura, rregullimi i rrugës “Nderi i Kombit” që lidhet me rrugën “2 Prilli”, ndërtimi i urës te lagja Jasharaj, rregullimi me kubëza i rrugëve lokale, furnizimi me ujë te lagja “Ilazaj” dhe “Sadikaj” si dhe ndërtimi i rrethojës së varrezave 1 dhe 2, janë disa nga projektet që Shala është zotuar se do të realizohen në mandatin e ardhshëm.
Shala ka theksuar se bujqësia, subvencionet dhe mbështetja e programeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve, duke ngritur kapacitete për prodhimet bujqësore, do të jetë pikënisja e implementimit të programit të tyre në Sopijë.