Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Dobërdelan.
Në fshatin Dobërdelan, Shala së bashku me kandidatin e LDK për asamble komunale, Mentor Gallapeni, shpalosën programin e LDK-së që siguron prosperim të gjithmbarshëm ekonomik, shëndetsor dhe arsim cilësor.
Po ashtu, Shala ka theksuar se në fokus do ta kemi përmirësimin e jetës së qytetarëve pa dallim.
Ai është zotuar se në përpikëri gjatë mandatit katërvjeçar investimet në infrastrukturën e fshatit do të jenë si vijon:
Rregullimi i rrugës “Shkolla”, rregullimin e rrugëve lokale dhe trotuaret, rregullimi i rrethojave të varrezave, rregullimin e kanalizimit të mbetur, rregullimin e ndriçimit publik, ndërtimin e kroit të fshatit dhe shetitores te Butiat, hulumtimi dhe hapja e puseve për ujë të pijshëm, rregullimin e rrugës “Metush Krasniqi” dhe lidhja me Samadraxhën.
Gjithashtu, Ardian Shala ka thënë se këto investime janë dëshmi se përkushtimi i LDK-së për mirëqenien qytetare është prioritet.
“I falënderova banorët e fshatit Dobërdelan për pritjen dhe i ftova që së bashku të punojmë për interesin qytetar në pajtim me moton tonë Suhareka për të gjithë!”, ka thënë Shala.