Rrustem Mustafa propozon “Koalicionin e Madh për Kosovën” mes VV-së dhe PDK-së

28.09.2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka propozuar krijimin e një “Koalicioni të Madh për Kosovën” mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV), PDK-së dhe partive të tjera politike.

Rrustem Mustafa propozon “Koalicionin e Madh për Kosovën” mes VV-së dhe PDK-së Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosovës i nevojitet një marrëveshje e madhe politike që, sipas tij, do të sillte unitet, qartësi dhe një drejtim të përbashkët shtetëror.

Mustafa ka propozuar që një marrëveshje e tillë të mbështetet në tri shtylla kryesore: unitetin politik dhe qetësimin e brendshëm, mbështetjen juridike dhe angazhimin diplomatik.

Ai ka kërkuar bashkërendim të forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesave shtetërore, ndërsa në aspektin juridik ka propozuar forcimin e ekipeve mbrojtëse dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme për proceset e mëtejshme.

Sa i përket diplomacisë, Mustafa ka bërë thirrje për një veprim të koordinuar ndërkombëtar për të paraqitur, siç ka shkruar ai, me argumente historinë e Kosovës dhe UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës.

“Mbi të gjitha, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka përmbyllur thirrjen me propozimin që VV-ja, PDK-ja dhe partitë e tjera të ulen në një tryezë të përbashkët për të diskutuar një marrëveshje politike.

Mustafa ka bërë thirrje për bashkëpunim VV-PDK edhe më herët, ndërsa në shtator kishte deklaruar se ishte takuar me kryeministrin dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti, për të diskutuar platformën e tij për zhbllokimin institucional.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More