Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara dhe gjendja e saj tashmë është e qëndrueshme.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ku do të qëndrojë deri në përfundim të procedurave të nevojshme ligjore.

Policia e Kosovës apelon që rastet e dhunës në familje të raportohen menjëherë, duke theksuar se mbrojtja e viktimave dhe parandalimi i rasteve të tilla mbeten prioritet i institucioneve të sigurisë.