Rrahje mes femrave në Suharekë, shoqërohen disa persona në polici
Dy raste të dhunës fizike janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Suharekë, ku si pasojë e sulmeve dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar rreth orës 12:00, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar tjetër. Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt si “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një e mitur ka denoncuar një sulm fizik ndaj saj po ashtu nga një femër. Ndihmën mjekësore e ka pranuar edhe kjo viktimë.
Liruar me rastin, policia ka shoqëruar në stacion dy persona të tjerë të përfshirë. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale, me vendim të prokurorit për të mitur, lënda ka kaluar në procedurë të rregullt.
