Raporti 24-orësh i Policisë: 30 të lënduar në aksidente trafiku, 20 persona të arrestuar

para 9 dite

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon një numër të lartë aksidentesh trafiku me pasoja, megjithëse pa fatalitete gjatë kësaj periudhe.

Raporti 24-orësh i Policisë: 30 të lënduar në aksidente trafiku, 20 persona të arrestuar

Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 30 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 52 aksidente me dëme materiale.

Për të adresuar shkeljet e rregullave të trafikut, policia ka shqiptuar plot 1880 tiketa trafiku. Nuk është shqiptuar asnjë tiketë në bazë të ligjit për Covid-19.

Në pjesën tjetër të raportit, bëhet e ditur se janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme, ndërsa 16 prej tyre janë vënë në mbajtje. Nuk ka pasur persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.

Etiketat

Ofertat e fundit