Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ku ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se fondet do të përdoren për zbatimin e masës së mbështetjes për mërgatën, një praktikë që po vazhdon edhe këtë vit.

Sipas tij, nga muaji korrik e tutje, qeveria do të mbulojë shpenzimet e policës kufitare për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë me automjetet e tyre, duke lehtësuar kështu barrën financiare gjatë vizitave verore.

Përveç kësaj, Qeveria miratoi edhe një sërë vendimesh të tjera, përfshirë nismën për Marrëveshjen e Grantit për forcimin e sistemit shëndetësor, si dhe ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kapitale në komunat e Mitrovicës së Jugut, Shtimes, Pejës dhe Podujevës.

Ky vendim pritet të mirëpritet nga mijëra bashkatdhetarë që çdo verë udhëtojnë drejt Kosovës.