Presidentja Osmani kërcënohet me jetë

para 34 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili, ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë

KALLXO.com ka siguruar përmbajtjen e e-mailit kërcënues, i cili mban datën 15.05.2025.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj” – është përmbajtja e mesazhit kërcënues që i është dërguar presidentes Osmani.

KALLXO.com ka kërkuar detaje të mëtejshme nga Presidenca e Kosovës lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Ky kërcënim vjen në një kohë kur siguria e zyrtarëve të lartë shtetërorë është një çështje e rëndësishme, dhe autoritetet pritet të marrin masa të menjëhershme për të hetuar dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Etiketat

Ofertat e fundit