Policia nis hetimet për sulmin e dhunshëm në ambientet e Gjykatës në Suharekë

para 26 dite

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë, ku një person dyshohet të jetë goditur me çekan.

Policia nis hetimet për sulmin e dhunshëm në ambientet e Gjykatës në Suharekë Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Hyrja e Gjykatës u shndërrua në një skenë krimi, me zonën e njollosur me gjak nga plagët e marra nga viktima, raporton SuharekaOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha për IndeksOnline se të dy personat e përfshirë në sherr ishin palë në një seancë gjyqësore.

“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin,” deklaroi Bytyqi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij sulmi të dhunshëm brenda ambienteve të Gjykatës.

Etiketat

Ofertat e fundit