Policia kryen operacion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë
para 34 dite
Ekipet e Policisë së Kosovës për hetimin e korrupsionit, në kuadër të Krimeve Ekonomike, janë duke zhvilluar një operacion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.
“Pas përfundimit të operacionit dhe raportimeve nga terreni, detajet tjera do të bëhen të ditura më vonë nga kompetentët,” ka deklaruar Hoxha.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me arsyen e këtij operacioni dhe nëse ka pasur arrestime. Publiku do të informohet më tej pas përfundimit të veprimeve policore.