Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente në komunikacion, 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 29 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1413 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 31 persona, 20 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.