Policia: Dy persona u shoqëruan pas protestës pranë Qeverisë dhe bazës së EULEX-it

16.09.2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë shoqëruar në polici pas protestave të zhvilluara sot në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Policia: Dy persona u shoqëruan pas protestës pranë Qeverisë dhe bazës së EULEX-it Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshet e Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës, ndërsa pas shpalljes së aktgjykimit një pjesë e protestuesve u nisën drejt ish-objektit të EULEX-it dhe më pas drejt bazës së këtij misioni.

Policia thotë se pranë bazës së EULEX-it protestuesit tentuan të depërtojnë me forcë përtej rrethojave, ndërsa gjatë protestës u hodhën gurë dhe mjete të forta drejt rrethojave dhe objektit. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, përkohësisht u bllokua edhe qarkullimi në drejtim të Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Më pas, një pjesë e protestuesve vazhdoi drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas Policisë, protesta fillimisht ishte e qetë, por më vonë disa persona tentuan të kalonin rrethojat dhe kordonin policor, ndërsa nga turma u hodhën gurë drejt objektit të Qeverisë.

Policia bëri të ditur se në mesin e protestuesve kishte edhe persona me maska, të cilët, sipas saj, hodhën gurë në drejtim të institucioneve.Si rezultat i veprimeve policore, dy persona janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia njoftoi se është detyruar të ndërpresë përkohësisht dhe të riorientojë qarkullimin në rrugët Prishtinë–Fushë Kosovë dhe Bill Klinton.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin pakënaqësitë në mënyrë të qetë dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, duke theksuar se ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike mbetet prioritet i saj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More