Bizneset Vende Pune Ofertat

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së në Kuvendin e Kosovës

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së në Kuvendin e Kosovës

21.09.2023 Aktuale

Përveç përplasjeve pozitë e opozitë në Kuvendin e Kosovës, sot pati edhe përplasje mes deputetëve të opozitës, konkretisht mes deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga LDK dhe deputetit Hajdar Beqa nga PDK.

E gjitha nisi pas një deklarate të deputetit Beqa drejtuar deputetes së LVV-së, Mirlinda Tishkuaj-Kqiku ku i tha se “ të respektoj si femër por si politikane jo”.

Pas kësaj fjalën e mori deputetja Kica-Xhelili e cila kritikoi deputetin Beqa për deklaratën e tij.

“Nuk po më vjen mirë për diskutimet e fundit. Nuk ki nevojë me respektu dikë veç pse është femër apo mashkull, duhesh me respektu se e ki koleg të Kuvendit. Kjo gjuhë e urrejtjes pa dallim nuk ka me na bë nder as sot as nesër as kurrë”, tha Kica-Xhelili.

Kundërpërgjigja pasoj nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili ia kujtoi Kica-Xhelilit kohën kur ishte pjesë e LVV-së, duke i thënë se “edhe ju keni kontribuar në mbjelljen e gjuhës së
urrejtjes”.

“Deputete unë përkundrazi e thash e respektoj si grua femër jo si politikane. Unë nuk kam mbjellë as nuk mbjelli gjuhë të urrejtjes, atë e ka bërë partia që është në pushtet dhe besoj që në një formë edhe ju keni kontribuar në këtë pjesë nëse i merr dhe i shikon postimet tua në të kaluarën kur ishit pjesë e këtij subjekti. Unë i respektoj edhe gratë edhe burrat por gratë pak më shumë ashtu e kam traditë familjare”, tha deputeti Beqa.

Ai më tej kërkoi nga kolegia e tij opozitare që të citoj drejtë fjalimet e dikujt.

“Kur të citosh fjalimin e dikujt është mirë me citu drejt sepse je deputete sikurse unë, nuk je mësueses as drejtohesh me na tregu çka me thanë sepse nuk të kemi kërkua këshillë”, tha Beqa.

E deputetja e LDK-së u përgjigj duke i thënë se “vazhdoj mos ta kem të qartë pse u preke kaq shumë se krejt çka thash ishte që duhet të kthehemi në temë”.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Kuvendi sot do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën

Kuvendi sot do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën

Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, pikë e mbetur nga seanca e kaluar, si dhe do të trajtojë një varg pikash të tjera të papërfunduara.

Pikat e tjera janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore, votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu në rend dite janë: Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës, emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Po ashtu Kuvendi sot nga ora 16:00 mban seancë të re, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shqyrtimin e disa projektligjeve të tjera dhe raporte të institucioneve të pavarura. 

Në rend dite janë: Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm, votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Opozita e ndarë përballë pushtetit – PDK, LDK e AAK e akuzojnë njëra-tjetrën

Opozita e ndarë përballë pushtetit – PDK, LDK e AAK e akuzojnë njëra-tjetrën

AAK-ja e akuzon PDK-në dhe LDK-në. PDK-ja e akuzon LDK-në dhe AAK-në. LDK-ja i mbron qëndrimet e saj dhe konfirmon dallimet me partitë tjera opozitare: “Sjemi trup i përbashkët”.

Opozita është e ndarë. Të tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë qëndrime të ndryshme nga njëra-tjetra se si duhet kundërshtuar Qeveria e udhëhequr prej Albin Kurtit.

Megjithëse kritikat për pushtetin i kanë përgjithësisht të njëjta, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk duken shumë të koordinuara me njëra-tjetrën në veprime.

Në fund të majit AAK-ja inicoi një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pasi kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti ishte përgjegjës për situatën e rëndë në veri të vendit dhe se qeverisja e tij po paraqiste rrezik për vendin.

AAK-ja mbeti e vetme në këtë iniciativë dhe procedimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë u bë i pamundur.

“Çka është duke ndodhur tek opozita? Ku e keni problemin kolegë opozitarë, PDK dhe LDK, që po mendoni ende se kush përfiton? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme për vete në këtë parlament derisa nuk deklaroheni si iu ka hije. Pse nuk e keni guximin?”, pati thënë Haradinaj në një seancë të Kuvendit më 22 qershor.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pati thënë se kjo po bëhej për protagonizëm. “Tendenca për ta luajtur rolin e një protagonisti, pa e pasur mundësinë për ta bërë një gjë të tillë, unë mendoj që nuk u ndihmon as atyre partive, në këtë rast as AAK-së e aq më pak zhvillimeve politike në vend”, deklaronte Krasniqi.

Haradinaj thoshte se shkarkimi i Qeverisë ishte “është urgjente” dhe “interes kombëtar”, pasi “Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye”. Duke kërkuar edhe më tej mbështetjen e të tjerëve për shkarkimin e Kurtit, ish-kryeministri shkruante në Facebook se “hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”.

Por më vonë, AAK-ja ishte më e butë ndaj Qeverisë. Kur PDK-ja dhe LDK-ja kërkonin llogari nga Qeveria për pranimin e propozimit të ndërkombëtarëve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Haradinaj thoshte se e kishte lexuar draft-statutin dhe se ai nuk dilte jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

LDK-ja, që në njëfarë mënyre ishte ndarë nga pjesa tjetër e opozitës që në fillim të kësaj legjislature duke e mbështetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, thotë se do ta ndjekë “rrugën institucionale”.

PDK-ja është shprehur e bindur se Osmani e shkeli Kushtetutën duke vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit në tetor. Por partitë opozitare nuk u morën vesh për t’i mbledhur 30 nënshkrime për ta adresuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Afati për dërgimin e vendimit të Osmanit në Kushtetuese skadoi dhe PDK e fajësoi LDK-në se nuk i ka ofruar nënshkrimet e deputetëve të saj për këtë çështje.

Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu tha para një jave se kishte pasur premtim publik për këtë, por që më pas LDK-ja ishte tërhequr “në mënyrë të pashpjegueshme” dhe se 25 nënshkrimet e mbledhura nuk mjaftuan.

“Fatkeqësisht, në mungesë të vullnetit, dështoi sigurimi i tridhjetë nënshkrimeve të nevojshme për të ngritur çështjen nëse Presidentja e Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës… Nuk më takon mua të jap vlerësime politike se pse një grup parlamentar edhe pas premtimit publik për dhënien e nënshkrimeve, u tërhoq në mënyrë të pashpjegueshme”, tha ai.

Ndërkohë, partia e Lumir Abdixhikut ka vazhduar t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, pavarësisht PDK-së dhe AAK-së që kishin vendosur ndryshe.

Partia e Haradinajt të enjtën iu bashkua konstruktivitetit të LDK-së për t’i votuar disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare që prej muajsh kishin mbetur pa kaluar në Kuvend. Kjo ishte një përgjigje pozitive ndaj ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili kishte shprehur shqetësimin për “mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës”.

Një reagim goxha i ashpër erdhi nga PDK-ja, e cila e vazhdoi rezistencën. Anëtari i kësaj partie, Betim Gjoshi shkroi në Facebook se LDK-ja dhe AAK-ja iu nënshtruan diktatit të Kurtit.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftesinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës. U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën”, shkroi ai.

Sipas Gjoshit, “këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë”.

“Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, shkroi ai.

Lumir Abdixhiku ka thënë në një intervistë më 17 tetor se është gabim mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Termin opozitë, unë kategorikisht e kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është funksion në parlament, por si trup i përbashkët nuk është. Është e qartë në diskursin politik në Kosovë ku opozita portretizohet si një, e nuk jemi një për besë. Kjo është shumë me rëndësi ta kuptojmë të gjithë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa, kemi bindje krejtësisht të ndryshme”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se pushtetit i konvenon që opozitën ta portretizojë si një dhe se LDK-ja dallon substancialisht nga partitë tjera opozitare.

40-vjeçari i cili më 19 nëntor u rizgjodh kryetar i LDK-së edhe për një mandat katërvjeçar, tha se në opozitë LDK-ja do ta ndjekë rrugën “e përgjegjshme për interesat shtetare të Republikës”. Ai tha në Kuvendin Zgjedhor të partisë më të vjetër në vend se komunikimi i LDK-së sot “është një model i vërtetë politik në Kosovë dhe jo vetëm”.

“Si pjesë e opozitëbërjes parlamentare, LDK-ja në Kuvendin e Republikës ka ndjekur rrugën institucionale, të përgjegjshme për interesat shtetare të Republikës dhe në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë së mendimit. Grupi ynë parlamentar, përkundër kërkesave jo të pakta publike, nuk ka replikuar opozitëbërjen destruktive e polarizuese për standard veprimi në këtë vend. Përkundrazi, duke ruajtur e duke kultivuar me plot përkushtim sjelljen tonë politike, grupi ynë ka arritur të shndërrohet në zë udhëheqës opozitar në vend. Kam thënë çdoherë: ne nuk bëhemi si ta sepse s’jemi si ta.Ne thjesht jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Abdixhiku.

Ai vlerëson se grupi parlamentar i LDK-së ka arritur sukses në ndaljen e “tendencave kapëse të pushtetit”, duke dëshmuar “paaftësinë e Qeverisë”.

Kuvendi këtë javë mban tri seanca plenare

Kuvendi këtë javë mban tri seanca plenare

Deputeti i VV-së Armend Muja pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare.

Sipas tij, Serbia mbetet sfida kryesore drejt normalizimit dhe se Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian.

“Kemi dakordim që të enjten të mbahen dy seanca dhe të premten një seancë për pyetje parlamentare. Të etjen në seancë e dytë do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Sfidat kryesore në procesin normalizimit është Serbia. Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian”, tha ai.

Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë