Mbrëmë është përfshirë nga zjarri ish-kooperativa bujqësore në Studençan të Suharekës e cila është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 23:03, ku rrethanat që kanë quar deri te zjarri mbeten të panjohura.
Sipas Policisë së Kosovës zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe nuk është raportuar për persona të lënduar.
Me rastin po merren organet kompetente.