Sipas raporteve ditore nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në vendin tonë ende mbetet shqetësuese numri i arrestimeve, ku çdo ditë kemi mbi 20 të arrestuar.
Arrestimet e këtyre personave po bëhet për shkak të veprave të ndryshme penale, ku disa dërgohen në mbajtje, disa në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e publikuara në raportet e policisë që nga data 5 Gusht deri më 9 Gusht.
Sipas statistikave del që brenda pesë dite, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 156 persona.
| Data | Nr. i arrestimeve |
| 5 Gusht | 52 |
| 6 Gusht | 38 |
| 7 Gusht | 21 |
| 8 Gusht | 20 |
| 9 Gusht | 25 |
| TOTAL | 156 |