Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 6 shtator deri më 13 shtator.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë kanë ndodhur 435 aksidente trafiku.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
6 shtator5011336
7 shtator7201458
8 shtator5201537
9 shtator4501827
10 shtator5701938
11 shtator5711937
12 shtator4411627
13 shtator5801939
TOTAL4353133299