Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.
Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 3 janar – 7 janar 2022.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 341 aksidente trafiku.
Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (6 janar), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 84 aksidente trafiku.
Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe një aksident ka përfunduar me fatalitet, 105 të tjera me të lënduar dhe 235 aksidente përfunduan me dëme materiale.
| Data | Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë | Me fatalitet | Me të lënduar | Me dëme materiale |
| 3 janar | 59 | 0 | 25 | 34 |
| 4 janar | 62 | 0 | 15 | 47 |
| 5 janar | 72 | 1 | 20 | 51 |
| 6 janar | 84 | 0 | 25 | 59 |
| 7 janar | 64 | 0 | 20 | 44 |
| TOTAL | 341 | 1 | 105 | 235 |