Bizneset Vende Pune Ofertat

LAJMI I FUNDIT: Tre sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë, një është plagosur dhe një është arrestuar

LAJMI I FUNDIT: Tre sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë, një është plagosur dhe një është arrestuar

24.09.2023 Aktuale

Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

lajm në zhvillim 

16:30 Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.
Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.
Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.
Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ministri Nenad Rashiq konfirmon vrasjen e dy sulmuesve nga ana e Policisë së Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit.

16:19 Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është plagosur. Po ashtu ai ka thënë se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.

Misioni i KFOR-it kanë reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit.

14:39 KFOR kanë thënë se po e montirojnë nga afër situatën në Banjska dhe se trupat e KFOR-it janë prezente në atë pjesë dhe të gatshme të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.
Në reagim tutje thuhet se Policia e Kosovës, si përgjegjës i parë, ka përgjegjësinë primare për menaxhimin e incidentit në terren.
KFOR potencon se Komandanti i tyre është në kontakt konstant me të gjithë palët, përfshirë BE-në, komandantin e Forcave serbe, institucionet e Kosovës dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se e ka vrarë njërin nga pjesëtarët e grupit kriminal në veri.

14:24 “Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sulmet ndaj Policisë po vazhdojnë gjatë gjithë kohës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovës”, thuhet në reagim.
Sulmuesit janë të pajisur me armë të rënda si granata e zolla.
“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së”, thuhet më tutje.
“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zone”, theksohet në komunikatë.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit”, përfundon njoftimi.

Dioqeza e Prizrenit: Persona të armatosur me autoblinda hynë në manastirin e Banjskës

12:02 Dioqeza e Rashko-Prizrenit ka lëshuar një komunikatë ku thotë se dënon ashpër sulmin e fundit që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe rendit, thekson Eparkia e Rashko-Prizrenit. “Dioqeza shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Dioqeza shprehet shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit një grup personash të armatosur të maskuar kanë hyrë në manastiri në një automjet të blinduar, gjatë së cilës ata hynë në portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht në manastir ndodhet një grup besimtarësh nga Novi Sadi, me priftin, abatin Danilo dhe murgjit e manastirit. Për siguri, murgjit të manastirit dhe besimtarëve janë mbyllur në konvikt, ndërsa tempulli i manastirit është gjithashtu i mbyllur, persona të armatosur të maskuar janë duke lëvizur nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna”, thuhet në njoftim. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë.

Lajçak vjen në Kosovë

11:53 Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka ardhur në Kosovë, raportojnë burimet e portalit Dukagjiini. Që nga mëngjesi i sotëm veriu i Kosovës ka qenë i tensionuar. Forcat speciale të policisë janë të përqendruara në hyrje të qytetit të Banjskës.

11:38 Të shtëna armësh janë duke u dëgjuar në veri.
Policia ka bllokuar rrugët që çojnë në fshatin Banjskë në Zveçan, ku ka mbetur i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur polici kufitar Alban Rashiti.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, sot në pjesën veriore të Kosovës.

Krasniqi ka ngushëlluar familjen e policit.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të rënë në detyrë, ndërsa policit të plagosur i uroj shërim sa më të shpejtë. Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë”, pohoi ai.

Kreu i PDK-së ka ftuar të gjithë të dënojnë sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës.

“Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë për të marrë dënimet meritore”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se ky është sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës.

“Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, u shpreh Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka theksuar se “në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”.

Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin edhe përtej Kosovës.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ftuar organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

“Rendi dhe ligji s’ka alternativë! Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!”, ka shkruar Haradinaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen katër deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen katër deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e opozitës Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë, pra nga gjashtë deputetë për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës e ka marrë këtë masë vetëm për katër prej tyre.

Masa për deputetët është marrë nga Sekretariati i Etikës pas incidenteve të shkaktuara në seancën e të hënës. Në atë seancë ishte parashikuar votimi i buxhetit për 2024 dhe ndërsa deputetët e opozitës ndezën tymueset, kryeparlamentarja dhe depotetët e mazhorancës vijuan me votimin.

Ndërkohë që një flakadan shkaktoi nisjen e flakës në parlament, seanca u mbyll me mitatimin në parim të buxhetit për vitin 2024.

​Opozita e shqetësuar për draftin e Asociacionit: Kurti i gatshëm të nënshkruaj gjithçka

​Opozita e shqetësuar për draftin e Asociacionit: Kurti i gatshëm të nënshkruaj gjithçka

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë të shqetësuara siç thonë për rrezikun që i kanoset vendit me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor.

Megjithëse i njëjti nuk është bërë publik ende, në opinion po qarkullon një draft i prezantuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin deputetët e dy partive opozitare thonë se është origjinali. Sipas tyre, aty ka elemente që janë problematike për vendin dhe që krijon një lloj autonomie për serbët në veri.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për KosovaPress, se qeveritarët duhet të kenë kujdes në këtë draft dhe përmes vërejtjeve të tyre të largohen çështjen shqetësuese për vendin, siç thotë është theksimi në preambulë të rezolutës 1244.

“Pritja për arritjen e një marrëveshje në kushtet kur po deklarohen se ata kërkojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe ne jemi të gjithë kundër kësaj është problem me arrit marrëveshje. Nëse vendet mike perëndimore që janë duke ndihmuar për arritjen e marrëveshjes, atëherë po besoj se do të shqyrtohen vërejtjen e dy palëve dhe mund të ketë propozim të ri nga BE-ja dhe ShBA-ja në lidhje me statutin e Asociacionit.

Duhet të jemi të qartë se as Serbia dhe as Kosova nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e veta që ka qoftë në lidhje me Asociacionin, qoftë nesër në vendosjen e kufijve…Ka shqetësime në disa fusha, por me negocimin e këtyre çështjeve veçanërisht me preambulës ajo që përmend rezolutën 1244 për zgjidhje është problematike për neve. Janë edhe disa çështje të tjera që me siguri qeveria dhe ekspertët që janë duke punuar në të dhe i kanë përgatitur vërejtjen dhe i kanë dërguar në Bruksel”, thotë Haliti.

“Mendoj se jemi në një terr informativ si asnjëherë më parë sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë etapë por ja që tani po fshehin dhe po tentojnë të kontrabandojnë diçka që është me rëndësi jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe sikurse të ishte gjithçka në rregull ai draft do të ishte në duart e deputetëve. Kryeministri çdo herë i ka mashtruar qytetarët për veprimet e veta dhe sidomos parlamentin e ka lënë në terr informativ për shkak të asaj që është i gatshëm të nënshkruaj gjithçka çka i bie në tavolinë dhe ka ardh me një kauzë se Zajednica nuk kalon”, deklaron Lekaj.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë të premten se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

“Shqetësimet për (autonomi) janë të individëve të atyre që shpërndajnë drafte. Ne nuk punojmë me shqetësime dhe ne punojmë me analiza. Për më tepër kushtetutshmërinë e draftit të dërguar nga miqtë tanë ndërkombëtar e vërteton Gjykata Kushtetuese, as analistët në studio dhe as politikanët. Janë njerëz që marrin pagë mujore për me vlerësuar kushtetutshmërinë e dokumenteve që iu rezervohen atyre”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten në Bruksel është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por jo shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq.

Buxheti për vitin 2024 – Opozita e ekonomistët: S’është zhvillimor, nuk u përgjigjet kërkesave të shumë sektorëve

Buxheti për vitin 2024 – Opozita e ekonomistët: S’është zhvillimor, nuk u përgjigjet kërkesave të shumë sektorëve

Deputetë të partive opozitare e ekonomistë kanë vlerësuar se buxheti për vitin tjetër prej mbi 3 miliardë euro, mund të jetë më i madh në krahasim me vitet e kaluara, por që nuk mund të quhet zhvillimor duke marr parasysh inflacioni e lartë dhe ngritjen e çmimeve të shumë produkteve.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë quajtur mashtrim për shërbyesit civil rritjen prej pesë për qind të koeficientit të pagave për sektorin publike me këtë Projektligj.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti një herësh edhe deputet i PDK-së, tha se buxheti i ndarë për vitin 2024 do të duhej të jetë i realizueshme në të gjitha kategoritë si në nivelin qendror dhe atë lokal, e sipas tij, jo vetëm të jetë i mjaftueshëm.

Ai tha se shqetësim tek ky projektbuxhet është mënyra e ndarjes, mënyra e klasifikimit dhe planifikimit.

“Pa dashur shumë që të ndalemi tekë mjaftueshmëria e buxhetit do të thotë nëse këto mjete të planifikuara ndahen sipas kritereve edhe sipas nevojës qytetar, sipas ekonomisë dhe kërkesave ekonomike definitivisht se edhe mund të mjaftojë. Shqetësimin më të madh e kemi tekë mënyra e ndarjes, tekë mënyra e klasifikimit dhe planifikimit. Pastaj vejnë shqetësimi tjetër që nëse nisemi nga parametrat e këtij buxheti që po e lëmë shkalla e realizimit të tij në çështjen e shkallës së planifikimit do të thotë është një disproporcion i madh dhe në këtë relacion ne gjithmonë po kemi planifikim të buxhetit po themi deri diku të mjaftueshëm por kur vije faza e realizimit dhe implementimit të tyre po ngecë dhe po kemi probleme”, tha ai.

Shala shtoi se çështja e rritjes së pagës prej pesë për qind të koeficienti të pagës në sektorin publikë është jashtë parametrave real duke i krahasuara me shkallën e inflacionit.

“Çështja e pesë për qindëshit e ngritjes së pagës është jashtë parametrave real duke i krahasuara me shkallën e inflacionit dhe kërkesat sociale që kanë qenë gjatë këtij viti kalendarik. Ne në këtë relacion kemi pasur qëndrime krejtësisht të ndara nga qeveria dhe konsiderojmë që këtu kemi gabime të mëdha sa i përket çështjes së rritjes së pagave edhe në sektorin publik por edhe në sektorin privat”, tha ai.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfereve, një herësh deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk është në favor të zhvillimit ekonomik dhe nuk përkrah ndërmarrësit.

Ai ka pasur kritika sa i përket rritjes prej pesë për qind të koeficientit të pagës për shërbyesit civil, është një mashtrim dhe që sipas tij, nuk u përgjigjet kërkesave të tyre.

“Është një buxhet që nuk shkon në favor të zhvillimit ekonomik, nuk ka pozicione që i përkrah ndërmarrësit, qofshin të vogla, të mesme të mëdha. Nuk përkrah zyrtarët publikë është një shtim prej pesë për qind që është mashtrim i kësaj qeverie dhe në përgjithësi nëse e marrim pezmatueshmërinë e parasë publike në këto tri vite mendoj që edhe viti 2024 do të jetë vit i dështimit sepse ne themi që dita e mirë shihte me mëngjes. E këta që tri vitë asgjë nuk kanë bërë asnjë investim kapital nuk shihet në horizont”.

“Kjo është mashtrim, është vlerë minimale dhe nëse e marrim sa i përket shtrenjtimit enorm të gjërave, kjo nuk i përket me kërkesat e zyrtarëve apo shërbyesve civili”, tha ai.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se duke marr parasysh inflacionin dhe ngritjen e çmimeve buxheti i ndarë për vitin 2024 nuk do të jetë buxhet zhvillimor, sipas tij, ky buxhet do të jetë më tepër i natyrës sociale.

“Buxhetin e kamë analizuar në disa dimensione dhe definitivit buxheti paralajmërohet si buxheti më i madh krahasuar me vitin 2023 pra janë më tepër se 100 milionë euro që do të ketë rritje në vitin 2024. Mirëpo nëse e kemi parasysh inflacionin që ka dominuar në vitin 2023 dhe ngritjen e çmimeve qoftë falë ndodhive ndërkombëtare por edhe tregtisë atëherë ky nuk mund të quhet buxhet zhvillimor”.

“E them këtë bazuar edhe në faktin që bazuar pjesa dërrmuese janë shpenzime të parapara një buxhet i tillë do jetë shumë më tepër i natyrës sociale, ku si duket fillon një parapërgatitje për zgjedhje në vitin 2024 apo edhe në 2025″, tha ai.

SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë