Ky proces është bërë në prani të përfaqësuesve të partive dhe është vlerësuar si i hapur, transparent dhe i barabartë për të gjitha subjektet garuese.

Nga tërheqja e shortit është përcaktuar që:

  • Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 105
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 113
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë numrin 174
  • Lista Serbe do të ketë numrin 170
  • Nisma Socialdemokrate do të ketë numrin 186
  • Lista Guxo do të ketë numrin 118

Ky numërim i subjekteve politike është ai që do të paraqitet në fletëvotim, duke ndihmuar qytetarët që më lehtë të gjejnë subjektin e preferuar ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se procesi i shortit për renditjen e subjekteve është bërë në mënyrë të hapur dhe transparente.