Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës, votat me kusht për kandidatët për kryetar komune dhe votat e kandidatëve për Kuvend Komunal, si dhe së fundi janë publikuar edhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ për komunën e Suharekës, votat e personave me nevoja të veçanta tregojnë epërsinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka marrë shumicën e tyre, si për Kryetar Komune ashtu edhe për Kuvend Komunal.
Nga rezultatet e KQZ, bëhet e ditur se kandidati për Kryetar të Komunës, Bali Muharremaj nga AAK ka marr 58.49% apo 62 vota, Ardian Shala nga LDK ka marr 26.42% apo 28 vota, ndërsa Hamdi Bytyçi nga LVV ka gjithsej 10.38% apo 11 vota, si dhe Dardan Berisha 4.72% apo 5 vota.
Ndërsa, nga rezultatet e publikuara bëhet e ditur se subjekti më i votuar për Kuvend Komunal në Suharekë është AAK me gjithsej 46.67% apo 49 vota. Më pas e dyta renditet LDK me 29.52% apo 31 vota, PDK me 11.43% apo 12 vota si dhe LVV me 10.48% apo 11 vota.