Nga AAK në LDK: A po zyrtarizohet aderimi i Blerim Kuçit sot?

para 37 dite

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, pritet të aderojë sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), raporton gazeta online Reporteri.net.

Nga AAK në LDK: A po zyrtarizohet aderimi i Blerim Kuçit sot?

Ky aderim shënon një rikthim në këtë parti politike për ish-Ministrin kosovar, pas një mungese prej 17 vitesh.

Pas një pauze disa vjeçare nga politika, që pasoi largimin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në vitin 2022, Blerim Kuçi pritet t’i bashkohet sot partisë së kryesuar nga Lumir Abdixhiku, sipas informacioneve të Reporteri.net.

Zyrtarizimi i kalimit të Kuçit në LDK pritet të ndodhë gjatë pasdites së sotme (e premte).

Rikthimi i Blerim Kuçit në politikë dhe në gjirin e LDK-së vjen në prag të zgjedhjeve lokale në vend. Edhe pse nuk dihet ende nëse Kuçi synon t’i rikthehet garës për kryetar të Suharekës, këtë herë si kandidat i LDK-së, ai njihet si një personalitet me ndikim të konsiderueshëm në rezultatin zgjedhor në këtë komunë.

Blerim Kuçi kishte lënë AAK-në e Ramush Haradinajt në vitin 2022 për t’u përkushtuar në biznesin e tij. Para largimit nga AAK-ja, ai kishte shërbyer si Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë Hoti, duke ardhur nga radhët e kësaj partie.

Etiketat

Ofertat e fundit