Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot në mesin e të rinjve nga Mushtishti, ka prezantuar platformën për rininë brenda programit qeverisës.

Shala ka thënë se vendlindja është vendi ku çdo herë mbushet me energji për ditë të gjata e plotë angazhim.

Po ashtu, ai ka theksuar se edhe sot u ndje shkëlqyeshëm në takimin me rininë e Mushtishtit. Debati është traditë jona, traditë që të rinjtë e kanë të rrënjosur nga familja, nga lagjja dhe fshati.

“Jam krenar se nga këtu, fillova rrugëtimin me pasion për dije, rrugën për profesionalizimin dhe angazhimin për shoqërinë, për shtetin dhe shtetësinë”, është shprehur Shala.

Shala pasi prezantoi platformën e tyre për rininë që kanë brenda programit të ardhshëm qeverisës, shkëmbyen ide dhe mendime pozitive për qasjen e barabartë në të mirat që ofron liria e Kosovës, shoqëri e mundësive dhe gjasave të barabarta.

“Jam shumë i lumtur që rinia e Mushtishtit është gati për rrugëtimin tonë të përbashkët, për fitoren e qeverisjes së mirë, qeverisjen e LDK-së”, ka thënë ai.