Kompanitë regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën kanë paralajmëruar se sot do të protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente.
Për protestë janë deklaruar KRM” Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, KRM “Ambienti”, Sh. A-Pejë, KRM “ Çabrati ”, Sh. A-Gjakovë, KRM “Uniteti”, Sh. A-Mitrovicë, “Ekoregjioni”, Sh.A-Prizren, dhe KRM “Pastërtia”, Sh. A-Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Ata thonë se duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit të virusit Covid-19 nuk e meritojnë të anashkalohen nga Qeveria e Kosovës.
Protesta do të mbahet me datë sot (08 maj, 2020) në orën 11:00 dhe do të jetë e përfaqësuar nga krye-shefat e kompanive regjionale dhe një ekipi prej 30 punëtorëve me gjashtë kamionë të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave.